Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

- Advertisement -

Policia e Kosovës, konkretisht Ekipi për Gjurmimin e Personave me Fletarrest Vendor dhe Ndërkombëtar në një operacion të realizuar të mërkurën ka arrestuar një person të “shumëkërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar për trafikim narkotikësh”

Sipas PK-së i arrestuari kërkohej nga Gjermania.

“Gjatë këtij operacioni është ndaluar një person i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti i Gjermanisë për vepra penale që ndërlidhen me trafikimin e narkotikëve. I dyshuari është identifikuar dhe ndaluar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi. Gjatë legjitimimit, i njëjti ka paraqitur dokumente identifikimi të huaja me të dhëna që dyshohet se i përkasin një personi tjetër. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent nga Departamenti për Krime të Rënda. Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit. Personi i arrestuar është dërguar në Qendrën e Ndalimit për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet nga Policia.

 

Të ngjashme

Të fundit