Policia e Kosovës sot ka njoftuar se është arrestuar edhe një person i dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.
Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari është arrestuar dje rreth orës 19:00, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
IndeksOnline nga burime të sigurta mëson se i arrestuari është K.Mehmetaj i lindur më 1991.
Kujtojmë se, motivi i sulmit ndaj autobusit në Gllogjan dyshohet të jetë i lidhur me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga po i njëjti vend, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor të vitit të kaluar.