-5.2 C
New York
Tuesday, December 9, 2025

Buy now

Policia e Kosovës apelon për kujdes: Mjegulla paraqet rrezik për shoferët

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka lëshuar një apel për të gjithë shoferët, duke paralajmëruar se në zonat me lartësi më të ulët ka filluar shfaqja e mjegullës së dendur, e cila paraqet rrezik të shtuar në komunikacion.

Sipas njoftimit, mjegulla mund të ulë ndjeshëm dukshmërinë dhe të krijojë iluzione optike që i bëjnë shoferët të mendojnë se po lëvizin më ngadalë sesa në të vërtetë.

Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve të përdorin dritat e mjegullës, nëse automjeti i posedon ato, si dhe të mos përdorin drita të gjata, pasi ato reflektohen në mjegull dhe mund të pengojnë shikueshmërinë. Mjegulla zakonisht është më e dendur pranë lumenjve.

Të ngjashme

Të fundit