Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, I cili ka thënë se i dyshuari M.G. ka pranuar se ka vjedhur vetura e markete, shkruan Insajderi.
“Ju njoftojmë se pas një pune operative-hetimore në terren dhe grumbullimit të dëshmive, sot më datë 08.04.2026, hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin M.G., i cili dyshohet se është i përfshirë në disa vepra penale, si: “Vjedhja” dhe “Vjedhja e rëndë””, thotë Bytyqi.
Bytyqi bën të ditur se të dyshuarit i është gjetur në trup edhe substance narkotike e llojit “kokainë”.
Ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Bytyqi shton se policia po punon me përkushtim në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në veprat penale të vjedhjes.
“Gjithashtu, ju rikujtojmë se po sot, në orët e hershme të mëngjesit, policia ka arritur të arrestojë në flagrancë tre të dyshuar në një rast të vjedhjes së rëndë. Të dyshuarve u është sekuestruar një sasi e bizhuterive të arit të vjedhura, si dhe një automjet i përdorur në kryerjen e veprës”.
Pas përfundimit të procedurave, stolitë e arit i janë kthyer pronarit të ligjshëm, ndërsa tre të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, janë ndaluar për 48 orë.






