Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për fajde në Gjakovë.
Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur 10 mijë euro para të gatshme.
Njoftimi:
Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim edhe me Sektorin Rajonal të Hetimeve – Gjakovë pas pranimit të informacioneve se një person i dyshuar mashkull kosovar ka kryer veprën penale ‘fajde’ ndaj viktimës mashkull kosovar, ka zbatuar masa të veçanta hetimore me ç’rast i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar në flagrancë duke marrë pagesat e kamatës nga viktima mashkull kosovar.
Lidhur me rastin e lartcekur me urdhëresë të gjykatës është zhvilluar urdhër kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:
10.000 euro para të gatshme
një telefon
një veturë me targa vendore
si dhe fletore dhe dëshmi të tjera relevante për rastin.
Me urdhër të prokurorit personi i dyshuar pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë.