26.5 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Policia dyshon se kërcënimi me bombë erdhi përmes një numri telefoni nga Serbia

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdojnë hetimet për rastin e kërcënimit me mjet shpërthyes të ndodhur gjatë ditës së sotme në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë së Kosovës, kërcënimet dyshohet të kenë ardhur përmes një numri telefoni, i cili mund të ketë origjinën nga Serbia.

Njoftimi i plotë:

Informacion zyrtar

Prishtinë, 5 korrik 2025

Lidhur me rastin e kërcënimit me mjet shpërthyes, të ndodhur sot në orët e paraditës në objektin shtetëror të RKS-së, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, ka vazhduar hetimet intensive, me qëllim të ndriqimit dhe zbulimit të kërcënimit.

Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia.

Policia në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrur të gjitha masat hetimore, përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtar të sigurisë, për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim.

Të ngjashme

Të fundit