Në Leshak të Leposaviqit, sot janë konfiskuar mallra të kontrabanduara, përfshirë kartela grafike, pajisje Antiminer e pllaka elektronike për prodhim të kriptovalutave.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla deklaroi se aksioni u realizua në bashkëpunim mes njësiteve të Policisë dhe atyre të Doganës.
![](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/image-4-10.jpg)
“Me këtë rast, nga ky aksion, në një lokal afarist njësitet kanë konfiskuar si mallra të kontrabanduara 93 kartela grafike, 8 pajisje Antiminer, 17 pllaka elektronike që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave si dhe 280 litra pije alkoolike dhe 96 litra pije joalkoolike” shkroi ministri Sveçla në facebook.
Ai gjithashtu bëri me dije se u has edhe një automjet i dyshuar, nga i cili u konfiskuan produkte ushqimore që po kontrabandoheshin nga Serbia.
![](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/image-4-11.jpg)
“Falënderoj Doganën dhe Policinë e Kosovës për suksesin e sotëm por edhe për vendosmërinë e tyre për të luftuar çdo fenomen që cënon rendin dhe ligjet e Republikës së Kosovës” përfundoi Sveçla