0.1 C
New York
Monday, February 2, 2026

Buy now

Policia del me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës që kalojnë në Maqedoninë e Veriut

- Advertisement -

Referuar informacioneve zyrtare të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, përmes mekanizmit elektronik të quajtur “Qyteti i sigurt”, ka filluar monitorimi i komunikacionit rrugor në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tyre, monitorimi i komunikacionit rrugor bëhet përmes pajisjeve teknike dhe kamerave inteligjente, të cilat evidentojnë automatikisht shkeljet e dispozitave të komunikacionit, në përputhje me legjislacionin përkatës të Maqedonisë së Veriut.

Ky sistem në fazën e parë, sipas njoftimit, do të zbatohet në qytetin e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, si dhe përgjatë Korridorit 8 dhe Korridorit 10, ku do të evidentohen shkeljet si: tejkalim i shpejtësisë së lejuar, kalim në semafor të kuq, ndalim dhe parkim i parregullt si dhe qarkullim me automjet të paregjistruar.

Për automjetet me targa të huaja ku bën pjesë edhe Kosova, nëse shtetasi i huaj kryen shkelje të konstatuar nga sistemi “Qyteti i sigurt”, parashihet njoftim gjatë hyrjes dhe daljes nga shteti i Maqedonisë së Veriut. Të drejtën për pagesën e pesëdhjetë përqind të gjobës brenda afatit prej tetë ditësh e gëzojnë edhe qytetarët e huaj, ndërsa në rast mospajtimi me shkeljen ose mosrealizimit të pagesës, iniciohet procedurë kundërvajtëse për të huaj para gjykatës kompetente.

Ky njoftim iu adresohet qytetarëve me qëllim të njoftimit, kujdesit dhe respektimit të dispozitave ligjore gjatë shkuarjes dhe qëndrimit në Maqedoninë e Veriut.

Të ngjashme

Të fundit