-4.7 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Policia del me detaje pas zhvillimeve në veri, 9 gazetarë të lënduar

- Advertisement -

Nëntë gazetarë janë lënduar sot gjatë raportimit në Komunën e Leposaviqit, pasi që janë sulmuar fizikisht nga njerëz me maska.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku ka njoftuar se gazetarëve i janë dëmtuar edhe pajisjet e ndryshe të xhirimeve.

Bazuar në informacionet e deritanishme bëhet fjalë për nëntë gazetarë të sulmuar të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke përcjellë zhvillimet pranë komunës së Leposaviqit, ku disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Përveç sulmeve fizike dhe dhunës së ushtruar ndaj gazetarëve, atyre iu janë dëmtuar pajisje të ndryshme të xhirimeve, ku njërit prej tyre iu është grabitur kamera zyrtare e mediumit, përderisa tjetrit iu është grabitur një telefon celular.” – thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje Policia e Kosovës kanë thënë se pengimi i gazetarëve në kryerje të detyrës, cenimi i shprehjes së lirë, pengimi i pasqyrimit të situatës reale, sulmet e dhuna fizike, si dhe dëmtimi i automjeteve dhe i pajisjeve zyrtare janë veprime kriminale, dhe të njëjtit kanë bërë të ditur se këto sulmet do të hetohen.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit