18 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Policia deklarohet për mjetin e dyshimtë te Liqeni i Badocit: Është një granatë dore

- Advertisement -

Një mjet i dyshimtë i cili pak më herë u raportua se u gjet në afërsi të Liqenit të Badocit, po del të jetë granatë e dorës.

Lidhur me rastin që ndodhi sot rreth orës 11:30, detaje ka dhënë edhe policia.

Zëdhënësi për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, tha se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual.

“Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët kanë kryer shpërthimin e kontrolluar dhe mjeti i dyshuar ka rezultuar të kenë qenë një granatë dore”, tha Borovci.

“Aktualisht policia po vojon punën e saj për trajtimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, deklaroi ai.

Nuk dihet nëse në këtë rast ka ndonjë person të dyshuar i cili mund ta ketë vendosur aty bombën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit