19.7 C
New York
Monday, May 19, 2025

Buy now

Policia deklarohet për foshnjën që u gjet në një deponi mbeturinash në Prishtinë

Një foshnje e porsalindur e gjetur në kosh mbeturiash trazoi shoqërinë kosovare – pas raportimit në media të këtij rasti të rëndë që ndodhi në Prishtinë.

Nga policia kosovare janë deklaruar për media për rastin. U tha se foshnjake e vdekur u gjet në një deponi mbeturinash në rrugën “Qëndresa”.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, tha se Policia është lajmëruar sot rreth orës 11:00 për rastin.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për një foshnje të braktisur në afërsi të deponisë së mbeturinave në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë. Të gjitha njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se foshnja e porsalindur është pa shenja jete. Përderisa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, me seriozitet është duke u trajtuar rastin dhe ka iniciuar një hetim mbi vdekjen.”, ka thënë Borovci për Gazetën Express

Të ngjashme

Të fundit