26.9 C
New York
Wednesday, June 11, 2025

Buy now

Policia arreston tre persona të dyshuar për mashtrim, premtuan para për ish-luftëtarët kosovarë, në Irak e Siri

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar tre persona që dyshohet se mashtruan dhjetë qytetarë që ishin pjesë e luftërave në Irak e Siri, duke iu premtuar donacion në emër të integrimit në shoqërinë kosvare.

Detajet e rastit:

Prishtinë, më 10 qershor 2025

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policor nga Sektori i Hetimeve Financiare-DHKEK më 10.06.2025 kanë kryer bastisje në një shtëpi, pronë e të dyshuarit me iniciale (R.D.) dhe i njëjti është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale Mashtrim sipas kodit penal të RKS-së.

Policia lidhur me rastin ka kërkuar në shtëpitë e tyre edhe dy të dyshuar të tjerë të cilët nuk janë gjetur, por që më vonë janë paraqitur në zyrat e policisë.

Të dyshuarit në bashkëveprim kanë mashtruar viktimat e gjinisë femërore (dhjetë prej tyre) të gjitha ish-pjesëmarrëse në luftërat e Sirisë dhe Irakut duke ju premtuar donacion në emër të integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare.

Viktimat janë bindur që të aplikojnë për marrjen e donacioneve në një Institucion mikrofinanciar me seli në Prishtinë duke ju prezantuar se ato do të marrin donacion, por që në realitet kanë nënshkruar kontrata për kredi në vlerë prej 4,500.00 deri në 5,000.00 euro.

I dyshuari me iniciale (R.D.) ka identifikuar viktimat dhe dërguar ato në institucionin mikrofinanciar për aplikim.

I dyshuari me iniciale (V.G.) zyrtar në institucionit mikrofinaciar ka përpiluar dosjen dhe kontratat, ndërsa i dyshuari me iniciale (A.H.) ka aprovuar kreditë në cilësinë e menaxherit të këtij institucioni.

Pas daljes së mjeteve në llogaritë bankare të palëve ankuese, i dyshuari (R.D.) ka shkuar së bashku me palët në banka duke tërhequr mjete më pas të gjithave ju ka dhënë nga 500.00 euro, ndërsa mjete tjera i ka marrë në emër të pagesave për zyrtarët të cilët i kanë kryer shërbimet.

Palët ankuese e kanë kuptuar mashtrimin në kohen kur institucioni mikrofinaciar ju ka kërkuar atyre fillimin e pagesave të kredisë.

Deri më tani janë intervistuar 10/persona palë të dëmtuara, ku vlera e dëmit llogaritet të jetë 45,000.00 euro.

Dy të dyshuarve me iniciale (R.D.) dhe (V.G.) me vendimin e prokurorit të lëndës nga PTH-Prishtinë ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa i dyshuari i tret me iniciale (A.H.) është liruar në procedurë të rregullt.

Të gjitha veprimet, përfshirë masat e veçanta të hetimit janë kryer nën mbikëqyrje dhe koordinim të Prokurorit të lëndës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe vendimet tjera do të ndërmerren në bashkërendim të plotë.

Të ngjashme

Të fundit