Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Zubin Potok, i cili ishte në kërkim për grabitje.
Siç thuhet në njoftim, i dyshuari është arrestuar sot rreth orës 12:40.
“Sot, më 25.11.2023, në ora 12:40 në fshatin Zupqë, komuna Zubin Potok, nga njësia policore e Stacionit Zubin Potok është arrestuar i dyshuari D. B., (viti i lindjes 1983, mashkull serb kosovar).
Personi i arrestuar kërkohej nga Gjykata Themelore Mitrovicë, pasi më 20.05.2020, është shpallur fajtor për veprën penale ‘Grabitja’ dhe i është shqiptuar dënim me burg”, bëhet e ditur në njoftimin policor.
I dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.