23.9 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Policia arreston një person për zjarrvënie në Mitrovicën e Veriut – kapet përmes video-incizimit

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie” në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicën e Veriut, pas një incidenti të ndodhur pasditen e 26 korrikut.

Rreth orës 15:55, njësitë policore dhe zjarrfikësit ndërhynë me urgjencë pas marrjes së një informacioni për shpërthimin e një zjarri që kishte rrezikuar disa shtëpi dhe automjete në lagje. Falë reagimit të shpejtë, zjarri u lokalizua dhe u shua pa shkaktuar dëme të mëdha.

Pas hetimeve të shpejta dhe sigurimit të një video-incizimi ku shihej një person duke i vënë zjarrin barishtes qëllimisht, policia arriti ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin, Z.M., 42 vjeç, në shtëpinë e tij në Mitrovicën e Veriut.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, ndërsa rasti do të hetohet nën dyshimin për veprën penale “Zjarrvënie”.

Policia u bën apel qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura, veçanërisht gjatë muajve të verës, për shkak të rrezikut të lartë për jetën, pronën dhe ambientin.

Në rast të ndonjë veprimi të tillë, qytetarët inkurajohen të raportojnë menjëherë përmes numrit emergjent 192 apo kanaleve të tjera zyrtare të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit