Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjakovë.
Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar dy gra familjare të tij.
I dyshuari gjithashtu ka shkaktuar dëme materiale në shtëpi.
Njoftimi i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 11.01.2025-00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. I dyshuari kishte shkaktuar edhe dëme materiale në shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.