Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë lidhur me aksidentin që ndodhi dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, që dyshohet se është shkaktuar qëllimishëm. Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti dyshohet se ka goditur me veturë veturën e një çifti. Aty thuhet se lëndime kanë marrë burri dhe gruaja që gjendeshin në veturë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Vrasje në tetnativë – Graqanicë / 02.05.2024 – 09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë të tij ka goditur veturën e viktimave femër dhe mashkull kosovarë. Gjatë aksidentit lëndime kanë pësuar viktimat të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.