-0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Policia arreston dy persona që gjuajtën me armë në periudha të ndryshme në të njëjtin aheng

- Advertisement -

Dy persona janë arrestuar pasi kanë gjuajtur me armë në periudha të ndryshme në të njëjtin aheng familjar në Prizren përgjatë së enjtes.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, teksa njoftohet se personi i parë i arrestuar paraditën e së enjtes kishte gjuajtur me armë me gaz. Në po të njëjtin aheng, pasdite u arrestua një person tjetër për gjuajtje me armë me pistoletë.

“Me datë 10.08.2022, rreth orës 10:22, Stacioni Policor Prizren ka pranuar informatën se në lagjen Bajram Curri në Prizren, në një gazmend familjar ka gjuajtje me armë zjarri. Patrulla policore e Stacionit Policor Prizren ka shkuar në vend ngjarje. Në lokacionin e përmendur patrulla policore kishte hasur në një person me arme në brez, pistoletë me gaz. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në drejtim të stacionit për intervistim Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

“Në të njëjtin gazmend familjar me vone rreth orës 15:30 përsëri është marr informacion se ka gjuajtje me armë zjarri. Policia përsëri ka shkuar në vend ngjarje , aty ka identifikuar një të dyshimtë dhe është gjet një armë-pistoletë.  Arma është sekuestruar  dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është ndaluar për 48 orë”, vijon më tej njoftimi i Policisë.

Kundër të dyshuarve është filluar procedura penale për veprën “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=354800850193513&id=100069908031425

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit