19.5 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Policia arreston dy persona në Zveçan – vjedhën në pyll

- Advertisement -

Policia e Kosovës,  ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Zveçan si të dyshuar për “Vjedhje të pyllit”.

PK ka bërë të ditur se të arrestuarit janë E.B. (34 vjeç) dhe S.B. (42 vjeç).

“Më datë 07.08.2025 rreth orës 18:20, në Stacionin Policor në Zveçan është raportuar një rast i vjedhjes së pyllit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes dhe  kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në dy persona të cilët ishin me traktor me rimorkio të ngarkuar me dru.

Të dyshuarit, E.B. (34 vjeç) dhe S.B. (42 vjeç), janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit policorë. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, me urdhër të prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.

Policia do të vazhdojë me përkushtim angazhimin në parandalimin dhe trajtimin e veprave penale, me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Njëkohësisht, inkurajojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo veprim të dyshuar përmes numrit 192 apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë””.

Të ngjashme

Të fundit