Policia e Kosovës ka arrestuar asambleistin e Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arianit Beqiri.
Beqiri ka qenë edhe ish-asistent i kryeministrit Albin Kurti.
Në pamjet e publikuara nga Indeksonline, Beqiri shihet teksa tenton t’i rezistojë zyrtarëve policor.
Pas përleshjeve, ish-asistenti i Kurtit është arrestuar.
Nacionale ka dërguar pyetje te Policia e Kosovës për të marrë më shumë detaje rreth arrestimit por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar ndonjë informatë shtesë.
Pamje: