21.2 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në mot me shi: Janë shtuar aksidentet e trafikut

- Advertisement -

Policia e Kosovës, ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në mot me shi.

Përmes një njoftimi për media thuhet se me ndryshimin e kushteve atmosferike dhe fillimin e reshjeve të shiut, janë shtuar edhe aksidentet e trafikut.

Nga ky apel, Policia njofton se fatkeqësisht ka pasur edhe humbje jete.

“Me ndryshimin e kushteve atmosferike dhe fillimin e reshjeve të shiut janë shtuar edhe aksidentet e trafikut, ku fatkeqësisht ka pasur edhe humbje jete, shumica e rasteve që kanë ndodhur janë vetë aksidente ku automjetet janë rrokullisur apo kanë dalë nga rruga si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës”.

Tutje, Policia e Kosovës, apelon shoferët që të shtohet kujdesi gjatë drejtimit të mjetit në rrugë kur ka reshje të shiut, mjegull në rrugë, ngrica e raste tjera kur mund të rrezikohet jeta dhe siguria e pjesëmarrësve në trafik.

https://m.facebook.com/KosovoPolice/posts/627997032873892?ref=embed_post&wtsid=rdr_0FurcYTVlaXBM4STz

Të ngjashme

Të fundit