Policia e Kosovës, ka bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në trafik.
Nga policia është thënë se motoçiklistët duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur aksidentet dhe për të garantuar sigurinë e tyre dhe të tjerëve.
Po ashtu, policia ka kërkuar mbajtjen e helmetës duke deklaruar se mbajtja e saj dhe ndjekja e masave mbrojtëse janë jetike për parandalimin e lëndimeve të rënda.
Postimi:
POLICIA E KOSOVËS APELON PËR KUJDES TË SHTUAR NË TRAFIK! – TË SIGURT ME MOTOÇIKLETA
Të gjithë motoçiklistët duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur aksidentet dhe për të garantuar sigurinë e tyre dhe të tjerëve. Mbajtja e helmetës dhe ndjekja e masave mbrojtëse janë jetike për parandalimin e lëndimeve të rënda.
VENDOSJA E HELMËTËS MUND TË REDUKTOJË LËNDIMET NË RAST AKSIDENTI!
NË MOTOÇIKLETË VENDOS GJITHMONË HELMETËN!
PËRCJELL/KONTROLLO SHPEJTËSINË TUAJ!
PËRDORNI TREGUESIT/SINJALET TUAJA GJATË NDËRRIMIT TË DREJTIMIT!
MBANI DISTANCËN TUAJ!
SHMANGNI PIKAT E PADUKSHME / KËNDET E VDEKURA!
PËRDORNI TË DY FRENAT!
Kujdesi juaj shpëton jetë!
Kontakto Policinë e Kosovës në 192.