13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Policia akuzon ish-kryeministrin për terrorizëm, Pakistani pranë “shpërthimit”

- Advertisement -

Policia e Pakistanit ka akuzuar ish-kryeministrin e vendit, Imran Khan për terrorizëm. Hetimi i tyre vjen pasi ai akuzoi policinë dhe gjyqësorin për ndalimin dhe torturimin e një ndihmësi të ngushtë.

Mbështetësit e Khan u mblodhën jashtë shtëpisë së tij duke u zotuar se do të ndërhyjnë nëse ai arrestohej. Që kur u rrëzua nga pushteti në prill, Khan ka qenë një kritik i zëshëm i qeverisë dhe ushtrisë së vendit.

Policia njoftoi akuzat pasi politikani i kthyer akuzoi autoritetet se kishin torturuar ndihmësin e tij të ngushtë, pas arrestimit me akuzat për kryengritje. Zyrtarët akuzuan Khan për shkelje të ligjeve të vendit kundër terrorizmit për gjoja kërcënime ndaj zyrtarëve shtetërore.

Qindra mbështetës të ish-kryeministrit u mblodhën jashtë shtëpisë së tij në Islamabad lajmeve për hetimin ndaj tij duke u zotuar se do “të marrin situatën në duar” nëse policia përpiqet ta arrestojë.

Policia e pranishme në vendngjarje tha se nuk ishte aty për të arrestuar ish-udhëheqësin, por për të ruajtur rendin, raporton abcnews.al.

Aleatët politikë të Khan paralajmëruan të hënën se arrestimi i liderit të rrëzuar do të ishte tejkalimi i “vijës së kuqe”.

“Nëse Imran Khan arrestohet… ne do të marrim Islamabadin,” shkroi në Tëitter një ish-ministër në kabinetin Khan, Ali Amin Gandapur.

Rasti vjen në një kohë të tensionit të shtuar midis qeverisë së Pakistanit dhe Khan, i cili u rrëzua nga pushteti në prill pas një mocioni mosbesimi në Parlament.

Që atëherë, ish-udhëheqësi ka mbajtur një sërë fjalimesh të zjarrta duke bërë thirrje për zgjedhje të reja dhe duke kritikuar ashpër qeverinë dhe ushtrinë.

Pavarësisht rrëzimit të tij, Imran Khan vazhdon të ketë mbështetjen e shumë votuesve pakistanezë.

Muajin e kaluar, partia e tij PTI mahniti rivalët duke marrë kontrollin e një asambleje provinciale vendimtare në Punjab, duke mundur partinë PML-N në atë që pritej të ishte një fitore e lehtë për ta.

Shumë e panë fitoren e zgjedhjeve të korrikut si një sinjal të popullaritetit të vazhdueshëm të Khan në kutinë e votimit – dhe një parashikim të asaj që mund të ndodhte nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme që ai kërkon.

Politikani karizmatik u zgjodh kryeministër në vitin 2018, por u përplas me ushtrinë e fuqishme të Pakistanit në fund të mandatit të tij. Pas një sërë dezertimesh, ai humbi shumicën në parlament.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit