9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Polici serb i plagosur thotë se “sulmuesi fillimisht ka qenë i buzëqeshur, pas kontrollit janë dëgjuar të shtëna”

- Advertisement -

Ndihmës drejtori i policisë së Serbisë, Dragan, Vasiljeviq, e ka vizituar policin e plagosur mbrëmë, Vjekoslav Iliq, nga i cili tha se ka marrë detaje për rastin ku mbeti i vrarë edhe një polic tjetër.

Vasiljeviqi tha se polici i plagosur, Iliq dhe kolegu i tij që u vra, Nikola Krsmanoviq, panë një veturë të tipit Mercedes me targa turke.

“Për ta ishte e dyshimtë. Ndoqën atë dhe automjeti u ndal rreth një kilometër e gjysmë pas. Policët kanë zbritur nga automjeti dhe i kanë kërkuar dokumentet personale, ishte një kontroll rutinë”, tha Vasiljeviq, shkruan Kurir.

Sipas versionit të Vasiljeviqit, të shtënat nuk kanë filluar menjëherë, pasi edhe shoferi edhe pasagjeri ua kanë dhënë dokumentet personale policisë, teksa më pas, sipas tij, policia serbe ka kërkuar që të zbres pasagjeri.

“Pasagjeri ka dalë, ai është sjellë normalisht në gjestikulacion, ka qenë i buzëqeshur. Menjëherë pas fillimit të kontrollit janë dëgjuar të shtëna”, tha tutje ai.

Siç shkruajnë mediat serbe, sulmuesi që dyshohet se është i arratisuri nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi, ka qëlluar disa herë në drejtim  të policit Iliq, e të cilin e ka goditur në shpatull.

“Siç tha ai (Iliq) ishte shumë e vështirë, por ai arriti ta mbushte armën dhe qëlloi disa herë në atë person”, tha Vasiljeviq.

Policia serbe nuk ka dhënë informacione nëse sulmuesi i dyshuar, Faton Hajrizi, është plagosur, teksa polici Iliq tha se sulmuesi nuk dinte apo s’donte të fliste serbisht.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit