13.7 C
New York
Monday, November 3, 2025

Buy now

Polici serb i arrestuar në Jarinjë del para gjykatës, kërkohet paraburgimi

- Advertisement -

Polici i Serbisë i arrestuar në pikën kufitare të Jarinjës sot ka dalë para Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku u mbajt seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë.

I dyshuari, të cilit në veturën e tij me tabela të Beogradit, iu gjetën 51 fishekë dhe para të gatshme (9.900 euro dhe 26 mijë dinarë serb), rrezikon paraburgimin.

Ndaj tij, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar këtë masë në kohëzgjatje prej një muaji dhe kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi Valon Preteni.

“Një kërkesë për një person është paraqitur për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse“, deklaroi Preteni për Klankosova.tv

Ai theksoi se seanca gjyqësore veçse është mbajtur dhe tani po pritet vendimi nga gjyqtari i procedurës paraprake. .

Ndryshe, policit serb i janë sekuestruar edhe një sërë dokumentesh zyrtare dhe pajisjesh policore, përfshirë: kartelën e identifikimit dhe distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimin e Serbisë dhe të Kosovës, pasaportën serbe, një palë spaleta uniformash, dorëza dhe një USB.

Të ngjashme

Të fundit