13.7 C
New York
Saturday, November 8, 2025

Buy now

Polici që goditi për vdekje këmbësorin në Prizren arrstohet, IPK thotë se nuk e përshtati shpejtësinë

- Advertisement -

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka konfirmuar se ka arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin me pasoja fatale në Prizren, mbrëmjen e së premtes.

Sipas IPK-së, zyrtari policor ishte jashtë detyrës zyrtare dhe po qarkullonte me veturë private në momentin kur ndodhi aksidenti tragjik.

Ngjarja u raportua rreth orës 18:00 në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ku polici dyshohet se ka goditur një këmbësor, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren.

“Bazuar në veprimet fillestare hetimore, dyshohet se drejtuesi i veturës nuk e ka përshtatur shpejtësinë e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës, duke shkaktuar aksidentin”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Lidhur me këtë rast, është iniciuar procedurë penale për veprën “Rrezikim i trafikut publik”, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh me urdhër të prokurorit kompetent.

IPK ka bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme

Të fundit