17.8 C
New York
Saturday, May 24, 2025

Buy now

Polici për të cilin Serbia lëshoi fletarrest është gjyqtar i futbollit në Kosovë

- Advertisement -

Autoritetet serbe kanë lëshuar një fletarrestim për pjesëtarin e Policisë së Kosovës dhe njëkohësisht gjyqtarin e futbollit, Dylot Brahimi.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Fletarrestimi ka të bëjë me një incident që ndodhi një ditë më parë në veriun e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Polici i Kosovës, Dylot Brahimi, do të arrestohet sapo të jetë i qasshëm për policinë serbe, pa parashkrim, sa herë që kjo të jetë e mundur,” deklaroi Daçiq në një konferencë për media.

Dylot Brahimi, përveç detyrës së tij si zyrtar policor, është i njohur edhe në fushën e sportit si gjyqtar në futbollin e Kosovës.

Në detyrën e tij institucionale, ai njihet për angazhimin dhe përkushtimin ndaj ruajtjes së rendit dhe qetësisë në Kosovë, duke shërbyer me përgjegjësi për të gjithë qytetarët pa dallim.

Të ngjashme

Të fundit