12 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Policët që ushtrojnë dhunë mbi qytetarët mund ta humbin tërësisht punën

- Advertisement -

“Syri ka qenë i enjtur dhe dhembjen në qafë e ndjej ende”. Kjo ishte deklarata e një qytetari që u ankua se pesë zyrtarë policorë ushtruan dhunë ndaj tij në Graçanicë.

Me rastin, tashmë është duke u marrë Inspektorati Policor i Kosovës, i cili ka në trajtim edhe raste të tjera sikur ky.

IPK-ja nuk i ka dërguar Dukagjinit statistikat për sivjet, por sipas raportit të këtij institucioni për vitin 2022, 11 ankesa ishin bërë për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” ndërsa për veprën “Lëndim i lehtë trupor” 15 raste.

Përdorimi i dhunës nga zyrtarët policorë ka qenë jo i rrallë edhe kur në krye të IPK-së ka qenë Valdet Hoxha.

Madje ai tregon që kjo ka qenë ankesa më e shpeshtë e qytetarëve.

“Fatkeqësisht keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo tejkalimi i autorizimeve, konkretisht përdorimi i forcës i policisë ndaj qytetarëve ka qenë akuza më e shpeshtë që e kemi pranuar në Inspektoratin policor dhe fatkeqësisht shumë raste janë vërtetuar”, ka thënë Valdet Hoxha – Ish-kryeshef i IPK-së.

Hoxha thotë se kryerja e kësaj vepre penale nga zyrtari policor mund ta lë pa punë të njëjtin.

 “Ka shumë raste ku zyrtarët janë dënuar pastaj në procedurë disiplinore duke marrë parasysh vendimin e gjykatës mund edhe të largohen nga puna dhe nuk është numri i vogël të cilët janë larguar nga puna pikërisht që është vërtetuar akuza që është përdorur dhunë ndaj tyre”, ka deklaruar Valdet Hoxha – Ish-kryeshef i IPK-së.

Ndërsa avokati Anton Nrecaj po thotë se Inspektorati duhet të sigurohet të kuptojë sjelljen e dy palëve.

 “Gjithmonë duhet të shikohet në kuadër të asaj se a është shiku rregullat dhe kompetencat që mundet me i ushtru një zyrtar policor dhe kundrejt a është respektu ajo pjesa e bindjes qytetare ndaj kërkesës se zyrtarit policor”, ka theksuar Anton Nrecaj – Avokat.

Për denoncimin një qytetar i komunitetit romë është keqtrajtuar nga pesë policë, të martën është protestuar përpara stacionit policor të Graçanicës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit