5.5 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Policët pritet të pajisen me kamera të trupit

- Advertisement -

Gjatë vitit 2023 këtyre policëve do t’iu shtohet edhe një tjetër pajisje- kamerat e trupit.

Ujdia për këtë është arritur në shtator të vitit të kaluar mes ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Policisë, Fehmi Hoti dhe drejtoreshës në Zyrën për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, Tamra Greig.

Me këto kamera të cilat janë donacion, sipas burimeve të TËVË1, zyrtarët policorë të Kosovës do të pajisen në muajin janar.

E kjo është mirëpritur nga ish-drejtori i këtij institucioni, Rashit Qalaj.

Ai në një prononcim për televizionin thotë se këto kamera do të ndikojnë që policët mos t’i tejkalojnë kompetencat e tyre.

“Pra këto kamera do të ndihmojnë që ata të jenë më të kujdesshëm dhe mos të ketë tejkalim të kompetencave dhe në anën tjetër do të ndihmojnë në dokumentimin e veprave të ndryshme penale që bëjnë qytetarët qoftë në trafik, qoftë raste tjera”, tha Qalaj.

Qalaj tregon se në çfarë njësish policore do të ketë këso lloj kamerash.

“Shiqoni, këto do të ishte mirë që të jenë ta ketë secili polic, por kosto është shumë e lartë. Unë e di që është një pilot projekt që vetëm një numër fillimisht do të jetë nëse s’gaboj trafiku në Prishtinë, kështu ka qenë plani atëherë nëse nuk është ndryshuar. Mirëpo gradualisht pastaj do ta kenë të gjithë policët e Kosovës”, shtoi ai.

Këtë projekt po e mirëpret edhe eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj pasi siç thotë ai, përmes këtyre kamerave do të rritët transparenca.

Madje, ai përmend edhe shembuj nga shtetet e ndryshme që përdorin këtë praktikë.

“Kjo praktikë nuk është e re, në perëndim është e njohur kështu që ne nuk kemi se çka të hulumtojmë se duhet apo nuk duhet, është treguar si praktikë e suksesshme. Bile në SHBA po shkohet ka ajo që edhe në revolet e tyre të vendoset kamera në mënyrë që të shihet veprimi i policit në raste konkrete”, deklaroi Gecaj.

Për këtë projekt është shkruar edhe në revistën vjetore të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Zëdhënësi Arbër Beka ka potencuar se në një vend ku besueshmëria në polici është e lartë, vendosja e kamerave trupore mund të shihet si mjet që ndikon në fuqizimin e profesionalizimit.

Mediumi ka kontaktuar Policinë për informacione lidhur me këtë çështje, por për shkak se projekti është në proces, PK nuk ka kthyer përgjigje.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar subjekt i hetimit të IPK-së kanë qenë 274 punonjës policorë nën dyshimin se kanë kryer vepra penale. /Teve1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit