Në emisionin “Prime Time”, anëtari i PSD-së, Nol Nushi ka komentuar zhvillimet e fundit në vend duke kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës për vendimet e saj rreth kësaj situate.
“Kurti aktualisht e ka cenuar sovranitetin në formën më radikale të pasluftës, shteti i Kosovës nuk ekziston atje, policët e Kosovës janë thjesht si vëzhguesit ndërkombëtar në situatat emergjente civile në konfliktet e armatosura, ata janë aty dhe janë fatkeqësisht mish për top të aventurave të kryeministrit. Sigurisht që nuk i arsyetoj barrikadat, aty është dashtë me pas shtet rend e ligj, por unë e shoh situatën nga prizmi politik e jo nga ai i rendit e ligjit siç ka qef me pa Kurti e Sveçla që po sillet si komandat i ndonjë ushtrie me armë bërthamore. E sot nuk mundet as me i dërgu ushtrisë të vet ushqim, rroba e as mjete higjienike.”, ka deklaruar Nushi.
Tutje, Nushi ka thënë se policët e Kosovës po jetojnë në kushte të tmerrshme në veri të vendit sepse nuk kanë hapësira banimi e kjo nuk e rrit dot moralin e policisë së Kosovës.