7.7 C
New York
Friday, March 7, 2025

Buy now

Policët irritohen me Qeverinë e cila s’ua dha rrogën e 13-të

- Advertisement -

Kryeministri i priti në zyrën e tij disa prej policëve pas operacioneve të suksesshme në veri të vendit.

Të gjithë u mburrën me ta.

Por, kur ata dhe kolegët e tyre kërkuan një shpërblim sa rroga që marrin për shkak të angazhimeve të shtuara gjatë vitit të kaluar, ekzekutivi as që u ktheu përgjigje, njofton Klan Kosova.

Sindikata e Policisë shkresën ia drejtoi Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga ku i thanë Klan Kosovës se kërkesën e kanë përcjellë te dikasteri i financave.

Nga kjo e fundit, për këtë çështje nuk kthyen përgjigje gjatë ditës së sotme.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit