Avokatja e Sami Hotit, Arbenita Zija Aliu, tha se se ky vendim dëshmon një qasje të drejtë dhe profesionale nga institucionet.
“Rreshteri Sami Hoti së bashku me tre policët e tjerë, para pak minutash u kthyen në detyrat policore, Policia e Kosovës ka vlerësuar se në rastin e Sami Hotit nuk ka pasur shkelje disiplinore dhe ka vendosur që ta kthejë atë në detyrën ku ka qenë. Ky vendim dëshmon një qasje të matur dhe të drejtë, duke e trajtuar këtë rast me vlerësim profesional dhe kredibilitet institucional. Sami Hoti e ka dëshmuar dinjitetin e tij jo vetëm gjatë luftës, por edhe më pas, nën uniformën policore në aksione të shumta ku ka shërbyer me përkushtim për vendin. Edhe gjatë kësaj periudhe të suspendimit, ai ka treguar qetësi dhe integritet, duke e konfirmuar edhe një herë karakterin e tij të palëkundur si polic dhe si qytetar, andaj si përfaqësuese e tij kam thirrë për reflektim bazuar në dispozitat konkrete të Aktit administrativ si dhe Ligjit për policinë”, shkroi ajo.
Sipas raportimeve arsyeja e suspendimit të zyrtarëve policor është bërë për shkak se ata në një grup të mbyllur në viber kanë bërë shaka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha