Ylli francez, Pogba ka pësuar një lëndim në ligamente gjatë fazës parasezonale me skuadrën e Juventusit.
Flitej se lojtari mund t’i nënshtrohej një operimi dhe të mungonte deri në vitin 2023, por tani gjërat janë më ndryshe.
Raportimet e fundit thonë se Pogba nuk do t’i nënshtrohet operimit, përcjell lajmi.net. Ai do t’i nënshtrohet një programi pesë javorë para se të kthehet në fushë.
Francezi do të humb së paku javët e para të sezonit në Serie A. Gjatë kësaj vere ai u ribashkua me Juven, duke lënë Unitedin.