7.1 C
New York
Wednesday, October 16, 2024

Buy now

Pogba paralajmëron transferimin në Francë

- Advertisement -

Mesfushori francez Paul Pogba, nuk e ka hequr dorë përfundimisht nga futbolli. Ai ka njoftuar rikthimin në Ligue 1 të Francës. Pogba në një intervistë për “L‘Equipe” ka thënë se nuk i dihet së ardhmes dhe është i gatshëm që të luaj sërish në kampionatin francez.

“Nuk e dimë se çfarë do të na sjellë e nesërmja, pse të mos luaj në Ligue 1. Nuk kam pse të them jo”, ka thënë Pogba.

Francezit së fundmi i është zvogëluar dënimi nga katër vjet në 18 muaj.

Pogba kishte rezultuar pozitiv në testin për doping muaj më parë. Pogba është pjesë e Juventusit dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Por 31-vjeçari sipas raportimeve të fundit ka vendosur që ta ndërpresë kontratën me gjigantin italian.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit