Futbollisti i famshëm francez, Paul Pogba, vendosi për një investim krejtësisht të papritur në fund të karrierës së tij.
Sipas mediumit britanik BBC, Pogba ka vendosur të investojë në garat me deve në Arabinë Saudite, përkatësisht në klubin Al-Haboob.
Mesfushori i Monacos është bërë aksionar dhe ambasador i Al-Haboob, ekipit të parë profesional në botë për garat me deve, i cili garon në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gjirin Arabik.
“Kam parë shumë gara në YouTube dhe kam kaluar kohë duke bërë kërkime në kohën time të lirë duke u përpjekur të kuptoj teknikat dhe strategjitë”, ka thënë fillimisht Pogba për BBC.
Ai zbuloi se çfarë e tërhoqi veçanërisht të investonte në këtë sport, për të cilin shumë as nuk kanë dëgjuar.
“Ajo që më bëri përshtypje veçanërisht ishte sa shumë përkushtim kërkon nga të gjithë të përfshirët. Në fund të ditës, sporti është sport. Kërkon zemër, sakrificë dhe punë ekipore”, shtoi Pogba, i cili theksoi se qëllimi i tij është që një ditë të zotërojë devenë më të shtrenjtë në botë.
“Të kesh devenë më të shtrenjtë në botë një ditë do të ishte një moment i mrekullueshëm për t’u mbyllur – diçka argëtuese, diçka kuptimplotë dhe diçka që më emocionon. Ndoshta një ditë do ta arrijmë. Qoftë futboll, gara me deve, boks – bazat janë të ngjashme. Duhet vendosmëri, fokus, disiplinë dhe këmbëngulje. Kjo është ajo që të bën kampionë në fund të ditës”, përfundoi francezi.






