Paul Pogba i është nënshtruar një operimi.
Skuadra e Juventus po përballet me disa mungesa dhe në mesin e tyre është edhe ajo e Paul Pogba.
Raportimet e fundit bëjnë të ditur se mesfushori francez, Paul Pogba i është nënshtruar një operimi në meniskus. Këtë e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Juventus.
Sipas Romeo Agresti, Pogba do t’i mungojë fushave të blerat për 40 deri në 60 ditë.
Thuhet se gjashtë javë mungesë mund të bëjnë që Pogba të mungojë në Kupën e Botës, për kombëtaren e Francës.
Mbetet të shihet se si do të ecën rikuperimi i lojtarit.