27.2 C
New York
Saturday, August 23, 2025

Buy now

Poetja Halimi me konstatim rreth vrasjes së Ademajt: Mendësi e shoqërisë të mërguar në tradita mizore

- Advertisement -

Poetja Sibel Halimi ka reaguar rreth vrasjes së Liridiona Ademajt për të cilën i dyshuar është edhe bashkëshorti i saj si porositës me pagesë, e cila ka ngritur pyetje edhe ndaj ndërgjegjshmërisë qytetare.

Sipas saj, Lirodona Ametajt “ia preu jetën mendësia e një shoqërie të mërguar larg në tradita mizore”.

Reagimi i Sibel Halimi:

Sot tre të dyshuarit për vrasjen e një gruaje të re dolën para gjykatës për t’u ballafaquar me veten e tyre të ligë.

Në kohën kur Liridona do të duhej ta gëzonte jetën, ajo varroset e zhvarroset, duke mos e fituar paqen as në amshim.

Kur një akt i tillë mizor na trand të gjithëve, a kemi arritur të reflektojmë për mendimet e qëndrimet që i kemi për gratë e vajzat në përditshmëri?

Jo. Është shtirje! Gratë në Kosovë çdo ditë vriten së pari në gjuhë që është mendësi patriarkale; pastaj mbi to rëndon dhuna psikologjike, e në fund vriten me armë, edhe nga vrasës me pagesë?!

Nesër, Liridona kthehet tek toka e çiknisë së saj, për t’na grithë shpirtin e ndalë kohën. Asaj ia preu jetën mendësia e një shoqërie të mërguar larg në tradita mizore.

Të ngjashme

Të fundit