-1.8 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Pochettino: PSG e jashtëzakonshme, me këtë paraqitje kualifikohemi

- Advertisement -

Maurizio Pochettino, trajneri i PSG, pas fitores kundër Real Madrid deklaroi: “Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme, jam shumë i lumtur për lojtarët. Mendoj se e merituam fitoren. Në minutën e fundit, në aksionin e fundit, ishte mirë.

Mendoj se Real Madridi është një ekip i jashtëzakonshëm, një ekip shumë i mirë dhe është gjithmonë e vështirë të luash atje. Por nëse tregojmë këtë lloj performance dhe këtë nivel, mendoj se mund të shpresojmë te kualifikimi.

Është e rëndësishme për ne, për besimin dhe tani kemi tre javë për t’u përgatitur për ndeshjen. Mendoj se është gjithmonë më mirë kur ke një ndjenjë të tillë, është gjithmonë më e lehtë.

Tifozët ishin fantastikë dhe sigurisht që ishte mbështetje dhe energji e pabesueshme, por edhe lojtarët ishin fantastikë. Kjo lidhje duhet të jetë gjithmonë në fushë, gjithmonë për 95 minuta, sepse është vërtet shumë e fuqishme”, tha trajneri argjentinas.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit