-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Pochettino: Nuk më largoi Mbappe nga PSG

- Advertisement -

Mbappe, gjatë kësaj vere nënshkroi një kontratë të re me PSG, dhe shumë raportime insistonin se francezi aty mori edhe përgjegjësi të drejtorit sportiv.

Vetëm pak kohë pas kësaj ngjarjeje, Mauricio Pochettino u shkarkua nga posti i trajnerit. Por, argjentinasi nuk beson që Mbappe të ketë pasur gisht në shkarkimin e tij.

“Ajo që mendoj është se PSG kanë bërë çmos për ta mbajtur Mbappe, dhe pajtohem me këtë. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë sot, dhe mendoj se PSG, me gjithë kapacitetet që ka, e kanë bindur të qëndrojë”, ka thënë Pochettino.

“Por nuk mendoj se Kylian është një nga ata që dizajnoi projektin e ri as që dizajnoi largimin tim”, shtoi argjentinasi. “Ata që vendosin, presidenti në këtë rast, janë ata që menduan se një projekt i ri në klub ishte më bindës”, ishin fjalët e trajnerit.

Vendin e Mauricio Pochettino në stolin e PSG e mori trajneri francez Christophe Galtier.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit