Mauricio Pochettino më në fund e ka nënshkruar kontratën me Chelsean.
Pochettino do të jetë pjesë e klubit londinez deri në vitin 2026, dokumentet tanimë janë firmosur, me Jesus Perezin, i cili do të jetë asistent i tij.
Argjentinasi tashmë kishte marrëveshje verbale të arritur dy javë më parë, por tani është kompletuar.
Mauricio tashmë ka nisur punën me Chelsean dhe është duke menduar për transferimet e reja.
Ndryshe, Chelsea për herë të parë pas një kohe të gjatë ka përfunduar në pjesën e dytë të tabelës së Premier Leagues.