21.3 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Po xhironte video për TikTok, fansi habitet kur sheh se në prapavijë ishte Dua Lipa duke pirë një cigare në një trotuar në Sicili

- Advertisement -
Fansat mbetën të habitur pasi panë Dua Lipën ulur në një trotuar në sfondin e një videoje në TikTok gjatë fundjavës.

Duket se këngëtarja e hitit “One Kiss”, 29 vjeçe, kishte marrë pak kohë pushimi nga turneu i saj botëror “Radical Optimism” për të shijuar disa ditë në qytetin sicilian Palermo, shkruan DailyMail.

Në videon e xhiruar nga ana tjetër e një rruge të ngushtë, shihet Dua e ulur në trotuar, nën diellin italian, duke shijuar një gotë verë dhe një cigare.

Ajo duket e relaksuar, duke qeshur me personin pranë saj – i cili më vonë u zbulua të jetë i fejuari i saj, Callum Turner, 35 vjeç.

Çifti u pa gjithashtu duke shëtitur të përqafuar rrugëve karakteristike të qytetit, me Duan e veshur me një këmishë të bardhë dhe pantallona të shkurtra xhins, teksa reflektonin një afeksion të ndjeshëm për njëri-tjetrin.

Pamjet befasuan fansat, shumë prej të cilëve shprehën habinë e tyre në komente, duke theksuar sa “normale” dhe “tokësore” dukej këngëtarja. “Dhe ajo thjesht është ULUR NË TROTUAR me një gotë verë! Jo ndonjë tavolinë luksoze në restorante të shtrenjta… E dua për faktin se duket kaq e qetë dhe normale, ndryshe nga shumë yje të tjerë në nivelin e saj të famës”, shkroi një ndjekës në TikTok.

Një tjetër komentoi: “Ka nivelin perfekt të famës – pasuri ekstreme, fytyra e marrëveshjeve të mëdha të modës dhe kozmetikës, turne në stadiume – por nuk përndiqet apo mbingarkohet nga fansa si Ariana, Taylor apo Beyoncé.” Të tjerë shtuan: “Si po rri kaq e qetë në publik? E adhuroj!”.

Megjithatë, pati edhe komente kritike ndaj Duas për faktin që po pinte cigare, duke shprehur shqetësime për ndikimin që kjo mund të ketë në zërin dhe karrierën e saj si këngëtare.

“Vështirë ta kuptosh pse njerëzit ende pijnë duhan, sidomos kur janë kaq të rinj”, shkroi një komentues. Tjetër tha: “Pse këngëtarët pijnë cigare?” Ndërsa një tjetër komentoi: “Duhani po ia dëmton zërin, por ndoshta as që i intereson – po shijon momentin”.

Turneu “Radical Optimism”, i cili nisi në muajin maj, e ka çuar deri më tani Duan në Australi dhe më pas në Mbretërinë e Bashkuar, ku muajin e kaluar ajo mbajti koncerte të njëpasnjëshme në stadiumin Wembley.

Turneu do të rifillojë në fillim të gushtit me pjesën në Amerikën e Veriut, përpara se të zhvendoset në Amerikën e Jugut më vonë gjatë këtij viti, dhe do të përfundojë më 5 dhjetor në Mexico City.

Në ndërkohë, Dua po shfrytëzon kohën larg skenës për të kaluar çaste të veçanta me të fejuarin e saj Callum.

Vetëm disa javë më parë, ata u panë duke ndarë puthje pasionante gjatë një udhëtimi romantik në Bregun Amalfi në jug të Italisë, me Duan që tregonte linjat e saj të tonifikuara me bikini me pika.

Në një intervistë të fundit për British Vogue, këngëtarja foli për herë të parë për fejesën dhe për planet e saj me Callum.

“Do të doja të kem fëmijë një ditë. Por gjithmonë mbetet pyetja: kur është koha e duhur? Si do të përshtatet kjo me punën time, me turnetë, dhe sa kohë do të duhet të mungoj? Mendoj se është një nga ato gjëra që do të ndodhin kur t’i vijë koha. I dua fëmijët, por ka shumë më tepër për të rritur një fëmijë sesa vetëm dashuria për ta”.

Duke konfirmuar fejesën e tyre, Dua tha: “Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese. Ky vendim për të u plakur bashkë, për të ndarë jetën dhe thjesht… nuk e di… për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë – është një ndjenjë vërtet e veçantë”.

Të ngjashme

Të fundit