11.7 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Po voziste 137 km/h në zonë të banuar, policia në Ferizaj ia merr lejen 28-vjeçarit

- Advertisement -

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë në ora 23:50 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, më saktësisht në fshatin Bibaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 137 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet E.A (M/K) i moshës 28 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit).

Shoferi në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar, njofton policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

“Veprimet e tilla rrezikojnë  direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thuhet në njoftim.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit