Mbrëmë, në orët e vona, producenti Ganimet Bytyqi dhe kompozitori Arjon Gashi paralajmëruan projektin filmik, “Pranverë e Përgjakur”.
Sipas ekipit realizues, punimet për filmin po vazhdojnë intensivisht, ndërsa pritet që në ditët në vijim të publikohen detaje të tjera rreth kastit, lokacioneve dhe datës së publikimit.
Ky paralajmërim ka ngjallur interes të madh tek publiku, veçanërisht për shkak të tematikës së ndjeshme dhe rëndësisë historike që mbart filmi.






