31 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

Po udhëtonte drejt Greqisë, policia shqiptare kap 65-vjeçaren me 25 mijë euro të padeklaruara

- Advertisement -

Një grua është kapur me 25 mijë euro të padeklaruara nga Policia e Shqipërisë.

65 vjeçarja, D.K, po udhëtonte drejt Greqisë kur u ndalua në pikën kufitare në Kakavijë nga autoritetet shqiptare.

“Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases D. K., ku u gjetën 25 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen D. K., 65 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove”, thuhet tutje në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme

Të fundit