7 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

“Po ua shikojnë qehret palëve”, Kurti sulmon gjyqtarët

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me rastin e vizitës në Bashkësinë Islame, gjatë diskutimeve me myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, ka folur edhe për fenomenin e vrasjeve në Kosovë që janë rritur në numër javëve të fundit.

Ai ka thënë se në gjykimet e këtyre rasteve në Kosovë, ka gjyqtarë që në proces nuk shohin faktet, por “qehret” e palëve.

“Sa i përket gjyqtarëve, nga përvojat që kemi dhe informacionet që marrim, ka jo pak gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë nuk bazohen te provat materiale dhe dëshmitë e tjera në proces por edhe në qehret e palëve, e nuk mund të ndash drejtësi nëse në momentet vendimtare ua shikon qehret palëve.  Pra kush është aty më i fuqishëm, kush është më agresiv e të shohësh ta gjesh njëfarë mesi. Drejtësia e gjyqtarit nuk është mesi midis palëve, atë e bën ndërmjetësuesi në negociata”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, në dy javët e fundit, Kosova u trondit nga 4 vrasje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit