Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve Driton dhe Naim Morina në Gollubovc të Malishevës po trajtohet aktualisht në QKUK.
Nga pamjet e publikuara në T7 shihet se gjatë transferimit në urgjencë, i dyshuari kishte një plagë në fytyrë.
Burimet brenda Klankosova.tv po ashtu bëjnë të ditur se ai ka edhe tre plagë të tjera në trup, të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Njëherësh, dyshohet se në abdomen mund të ketë më shumë se tre predha të plumbit.







