Gjenerali Nuredin Lushtaku, ka folur lidhur me gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë.
Sipas tij janë të rënda deklaratat e dëshmitarëve, duke aluduar se kanë marrë para për të dëshmuar kundër UÇK-së.
Ai tha ish-krerët po akuzohen për gjëra banale.
Në Kosovë kanë punu shërbime të ndryshme për ta njollosur luftën. A ka ma rëndë se sot gjykohen tmerr i Zotit, një dëshmitar thotë në gjyq ma kanë pra mzatin në luftë. Për një viç akuzohen, a ka ma mjerim. Këto dëshmi i dhanë shqiptarët e ligë për interesa, kanë marrë lekë apo janë kanë në shërbim të Serbisë”, deklaroi ai në ‘Debat Plus’.