13.5 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

‘Po të shpallej fajtor, Konjufca do ta humbte postin e kryeparlamentarit’

- Advertisement -

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Flamur Kabashi tha se aktgjykimi i sotëm për lirimin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca nga akuza e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend “nuk ka qenë vendim i lehtë”.

Kabashi tha në Frontal në T7 se po të shpallej Konjufca fajtor deri në shkallë të tretë, do ta humbte postin e kryeparlamentarit dhe deputit.

“Nuk ka qenë vendim i lehtë… Po të shpallej fajtor sot Konjufca, në bazë të Gjykatës Kushtetuese, mandati i deputetit, i kryetarit të Kuvendit do të shkonte për të”, tha ai.

Kabashi tha gjithashtu se në atë rast, Konjufca, sipas ligjit, s’do të mund të garonte në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk do të kishte të drejtë të aplikonte në zgjedhje”, tha Kabashi.

Gjykata Themelore e Prishtinës shpalli aktgjykim lirues për Konjufcën, i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend. Aktgjykimi u shpall nga gjykatësja Edita Çanta.

Sipas aktakuzës, më 10 gusht 2016, Konjufca si deputet kishte hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Sipas gjykatëses, nuk është provuar se Konjufca e ka kryer veprën “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit