Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë në Kuvendin e Kosovës se çështja me ambasadorin Martin Berishaj ka qenë luftë në kuadër të zgjedhjeve në Slloveni.
Për të minimizuar skandalin e Berishaj, Haxhiu ka thënë se po të kishte dyshime Prokuroria Speciale në Slloveni do të niste hetimet për të rast.
Haxhiu ka thënë se Prokuroria Speciale e Sllovenisë ka deklaruar që nuk janë duke e hetuar këtë rast.
“Jam e bindur, duke pasur parasysh si funksionon Sllovenia, po të kishin dyshime krimet ekomomike, natyrisht prokuroria atje do të niste hetimet, për aq sa ne jemi në dijeni nuk kanë nisur këto hetime. Madje ka pasur një deklaratë nga Prokuroria Speciale atje që jo ky rast nuk është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale. Nuk po bëhet fjalë për një shtet dosido, ne e njohim si funksion Sllovenia dhe rendi dhe ligji atje”, ka thënë Haxhiu.
Por, ministrja Haxhiu ka harruar se asnjë shteti i huaj nuk mund të nis hetim ndaj ambasadorëve të Kosovës, pasi ata kanë imunitetin diplomatik.