Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka mohuar se ka marrë pjesë në festën e Republikës Serbe.
Me 9 janar entiteti serb i Bosnjë dhe Hercegovinës shënon “ditën kombëtare”, festë e cila është e shpallur antikushtetuese në shtetin boshnjak.
Me këtë rast, Abazoviq ka deklaruar se për të dhe vendin e tij nuk ekziston asnjë datë tjetër e shtetësisë së Bosnje e Hercegovinës, përveç asaj zyrtares.
“Kurrë nuk e kam festuar e as që do ta festoja 9 janarin. Për mua dhe Malin e Zi ekziston vetëm Dita e Shtetësisë së BeH-së”, deklaroi Abazoviqi në një intervistë me gazetarin boshnjak, Senad Haxhifejzoviq, transmeton Klan Kosova.
Madje, ish-kryeministri i Malit të Zi u shpreh se po të ishte në Srebrenicë më 1995, ai do të vritej.
“Po të isha në Srebrenicë më 1995, sigurisht se do të vritesha”, potencoi ai.