“Po shpaguaj borxhin ndaj fanellës”, Muriqi ka disa fjalë pas thyerjes së rekordit të Eto’os

- Advertisement -

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka shkruar histori te Mallorca.

Me dy golat e tij kundër Rayo Vallecanoss të dielën, sulmuesi i Kosovës është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Mallorcas në La Liga.

Muriqi ka arritur në shifrën e 55 golave, duke tejkaluar 54 golat e Samuel Eto’os me fanellën e Mallorcas në La Liga.

Brenda katër minutash, “Pirati” shënoi dy gola që i dhanë ekipit të Mallorcas epërsi 2:0 në ndeshjen e rëndësishme në garën për mbijetesë.

Mallorca mposhti Rayo Vallecanon 3:0, në kuadër të javës së 31-të.

Muriqi është krenar me veten që kaluar me gola një legjendë si Eto’o.

“Çdo gol është pjesë e borxhit tim ndaj kësaj fanelle; të bëj histori është e veçantë, por ka shumë për të bërë ende – të kaloj nje emër të madh si Samuel Eto’o është një nder, por rekorde nuk arrihen asnjëherë vetëm, kështu i falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi dhe të gjithë ata që besuan në mua. Faleminderit familjes sime, të gjithë stafit, punëtorëve të klubit dhe gjithë ishullit, pa ju nuk do të ishte e mundur”, shkruajti ai në Instagram.

Muriqi ka hyrë fuqishëm edhe në garën për golashënuesin më të mirë në La Liga për edicionin aktual.

Sulmuesi i Kosovës me 21 gola të shënuar në edicionin aktual në La Liga, është vetëm dy gola larg yllit francez të Real Madridit, Kylian Mbappes, që mban vendin e parë në renditjen e golashënuesve me 23 gola.

Të ngjashme

Të fundit